Përdhunoi shqiptaren në një klub nate, Ministria e Drejtësisë në Itali kërkon ekstradimin e ish futbollistit të Milanit

Përdhunoi shqiptaren në një klub nate, Ministria e Drejtësisë në Itali kërkon ekstradimin e ish futbollistit të Milanit

Robinho

Futbollisti Robinho duket se nuk do t'i shpëtojë hekurave pasi akuzohet për përdhunimin ndaj shqiptares në vitin 2013. Ministria e Drejtësisë në Itali u ka kërkuar autoriteteve braziliane që të ekstradojnë ish yllin e Manchester City, Robinho, në mënyrë që të vuajë dënimin me 9 vite burg.

Gjykata e Lartë e Romës vendosi dënimin për 38-vjecarin që më pas u konfirmua dhe nga gjykata e Apelit. Robinho, emri i plotë i të cilit është Robson de Souza, jeton në Brazil. Ministria e Drejtësisë ka kërkuar edhe ekstradimin e mikut të tij Ricardo Falco, i cili ishte një nga të përfshirët në ngjarje.

Edhe katër personat e tjerë të përfshirë nuk janë gjurmuar nga autoritetet italiane dhe për këtë arsye nuk janë ndjekur penalisht.

Robinho së bashku me pesë të tjerë akuzohen se më 22 janar të vitit 2013 kanë përdhunuar  një 23-vjeçare shqiptare e cila po festonte ditëlindjen e saj në një klub nate në Milano. Kujtojmë se për disa vite, Robihno ka qenë pjesë e skuadrës italiane, Milan.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë