Përdhunoi të bijën 14 vjeçe, 'Kushtetuesja' i mbyll dyert e burgut Tom Bregut, historia që shokoi opinionin publik 7 vite më parë 

Përdhunoi të bijën 14 vjeçe, 'Kushtetuesja' i mbyll dyert e burgut Tom Bregut, historia që shokoi opinionin publik 7 vite më parë 

Tom Bregu

Në dy nëntor 2021, Gjykata Kushtetuese i ka shuar shpresat Tom Bregut nga Shkodra për t’i shpëtuar burgut, pasi është dënuar me 28 vite burg me akuzën e rëndë e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me vajzën e tij 14-vjeçe, një ngjarje që shokoi opinionin publik në vitin 2014. Trupa gjykuese e përbërë nga Vitore Tusha, Altin Binaj dhe Marsida Xhaferllari ka vendosur rrëzimin në dhomë këshillimi të kërkesës së Tom Bregut për të hedhur poshtë vendimet e tre shkallëve të gjykatave. 

Në 30 dhjetor të vitit 2014, Gjykata e Shkodrës pranoi akuzën e prokurorisë, duke dënuar Tom Bregun me 28 vite burg për veprat penale marrëdhënie seksuale me të mitur dhe marrëdhënie seksuale me persona në gjini. Ky vendim është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Shkodër në 14 prill 2015. Vendimi i Gjykatës së Apelit u la në fuqi nga Gjykata e Lartë në 26 shkurt 2021. Në 23 gusht 2021, Tom Bregu i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar këto vendime.

Në kërkesën e tij, Bregu thotë se përpara marrjes në pyetje për herë të parë, nuk është njoftuar për të drejtat e tij si i pandehur, nuk është pyetur shprehimisht nëse i kishte kuptuar të drejtat e tij të dhëna me shkrim, si dhe nuk ka pasur mundësinë të takojë avokatin vetëm për vetëm. Sipas tij, nuk ka prova për dënimin e tij, mbrojtja e tij nuk ka qenë efektive, nuk është njohur me dosjen etj.

Kushtetuesja argumenton se Tom Bregu nuk i ka ngritur këto pretendime pranë Gjykatës së Lartë, sidomos për të drejtën e mbrojtjes. Sa i takon pretendimit për mungesën e provave, Kolegji i Gjykatës së Lartë vëren se gjykatat e kanë dhënë vendimin e tyre të fajësisë për kërkuesin bazuar mbi një sërë provash të shqyrtuara në seancë dhe të vlerësuara nga gjykatat në tërësi dhe harmoni me njëra-tjetrën.

“...gjatë shqyrtimit gjyqësor janë pyetur një sërë dëshmitarësh, përfshirë kallëzuesen M.B., njëherazi e bija e kërkuesit dhe viktimë e veprave penale, nënën, motrat dhe vëllanë e saj. Kjo gjykatë ka arsyetuar në vendim se akuza ndaj kërkuesit është mbështetur në...veprimet e kërkuesit në komisariatin e policisë, përgjimin ambiental midis M.B. dhe S.B. dhe në prova të tjera të shqyrtuara në seancë. Po ashtu, kërkuesit i është dhënë mundësia e njohjes me aktet e dosjes dhe marrjes së provave me dëshmitarë dhe, në ato raste kur kërkesat janë refuzuar, gjykatat kanë dhënë vendim të arsyetuar”, thuhet në vendim.

Ngjarja e rëndë

Në shkurt të vitit 2014, 14-vjeçarja M. B. denoncoi të atin e saj, Tom Bregun, i cili sipas saj e kishte detyruar të kryejë me dhunë marrëdhënie seksuale, duke e kërcënuar të mos tregonte. Tom Bregu kishte qenë dënuar me parë me 15 vite burg për vrasje, ndërsa kishte dalë nga burgu në vitin 2009. 14-vjeçarja, më vogla nga 9 fëmijët, u paraqit në komisariat, bashkë me dy motrat më të mëdha. Njëra prej vajzave tha se 52-vjeçari Bregu është akuzuar më parë edhe për përdhunimin e një vajze në fshat.

Tom Bregu u arrestua nga policia, ndërsa 4-vjeçarja është vizituar nga mjekë-gjinekologë, ku ka rezultuar se u është nënshtruar marrëdhënieve seksuale me dhunë për një periudhë relativisht të gjatë, rreth një vit.

Para gjykatës, Tom Bregu, nuk i ka pranuar akuzat. Ai ka pohuar se denoncimi i vajzës është një sajesë, ndërsa e ka akuzuar për vjedhjen e 1 milionë lekëve. “Gjithçka është e sajuar nga dy vajzat e martuara, nuk kam pasur asnjë kontakt me vajzën. Ajo ka pasur marrëdhënie intime me një djalë të madh dhe prandaj më ka vjedhur paratë në shtëpi”, ka pohuar Bregu. Megjithatë, policia, prokuroria dhe 4 gjykata kanë konfirmuar abuzimin me 14-vjeçaren.

(Kliko këtu për Vendimin e Kushtetueses për Tom Bregun)

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mergimtari: 24/11/2021 06:13

    Nje bravo te madhe kesaj here per gjykaten.Te tille njerez nuk duhet te jene te lire sepse mund te behen te rrezikshem per shoqerine.

    Përgjigju
  • Dibra: 24/11/2021 03:13

    jazek qufte keke edhe malcor

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë