Gjykata e Dibrës ka vendosur që të lërë në burg babain monstër që vetëm tre ditë më parë përdhunoi të bijën 15-vjeçare në pyllin afër banesës ku jetonin, por edhe sot Guri Përgjegji ka mohuar akuzën e ngritur nga e bija.

Trupi gjykues ka vendosur që të japë masën e sigurisë “Arrest me burg” për Guri Përgjegjin i cili u kallëzua në policinë e Dibrës nga vajza e tij se e ka përdhunuar teksa po ktheheshin për në shtëpi.

Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe ka zgjatur për rreth 40 minuta.

Vajza kallëzimin e ka bërë bashkë me xhaxhain e saj dhe me njerkën, ndëkrohë që babai e ka mohuar këtë akuzë duke thënë se, vajza dhe gruaja duan që ta shohin në burg atë.

Por ekspertiza mjeko-ligjore ka faktuar se vajza 15-vjeçare është përdhunuar dhe gjendja e saj psikologjike ka qenë e rënduar.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)