ATHINE-Në Greqi ka nisur gjykimi për shqiptarin dhe grekun që akuzohen për përdhunimin dhe vrasjen e studentes Eleni Topaloudi, ndodhur në ishullin Rodos në Greqi Nëntorin e vitit 2018.
Pas hetimeve shqiptari Aleksandër Luca dhe shoku tij Manolis Koukouras dolën para gjykatës, ku të pranishëm ishin edhe prindërit e studentes. Nëna e Eleni Topaloudi nuk e ka përmbajtur veten para dy të pandehurve duke i kërcënuar se do i vrasë, ashtu sikur ata i morën jetën vajzës së saj. Ndërsa i ati kërkoi që gjykata të mos ketë mëshirë për dy të akuzuarit.
“Vrasës, unë do të marr jetën tuaj, ju keni shkatërruar jetën tonë dhe jetën e fëmijës tim dhe unë duhet të rri dhe t’ju shoh këtu. Vrasës!” tha nëna e vajzës. “Ju nuk keni turp. Me thikë në fyt ju e përdhunuat. Vajza jonë ishte “e pafat”, nëse nuk do ishte Eleni do të ishte një vajzë tjetër” tha i ati i vajzës. I pandehuri me origjinë shqiptare, mohoi të gjitha akuzat.
Por sipas akuzës së autoriteteve greke pasi e përdhunuan shqiptari dhe shoku i tij grek e hodhën studenten në det. Policia greke sqaroi se sipas ekspertizës vajza kishte qenë e gjallë kur u hodh në det.
Perfundimisht nuk behet ai vend i mallkuar. Sistemi i drejtesise si sistemet e tjera te mbaruara te atij shteti duhen ribere nga themeli. Asnje gjyqtar apo prokuror qe ka sherbyer deri tani nuk duhet te punoje me ne sistem. Ska zgjidhje me keta te korruptuar koke e kembe, Nuk behet si puna e fshatarit me qershiite ... kete nuk e ka kapur shurra .. kete jo edhe kete jo. Gjyqtaret qe kane dhene vendime deri tani duhet te nxirren jashte te gjithe.
PërgjigjuPër grekërinë e ke fjalën? Po, grekëria përfundimisht nuk behet njeri. I dhunoi dhe vazhdon të dhunojë Jorgot dhe fëmijët e tyre, po Jorgo!