17 Korriku është një ditë kushtuar emoji-ve, ikonave aq të përdorura tashmë që i gjejmë në çdo aplikacion rrjetesh sociale për të pasuruar mesazhet apo tekstet. Një lloj forme për të shpjeguar vetëm me një figurë atë që duam të themi.

‘Alfabeti’ i emoji-ve është gjithnjë në rritje. Në vitin 2025, në faqen zyrtare të Unicode Standard numëroheshin 3.953 emoji. Kjo është organizata që merret me shqyrtimin e propozimeve të reja dhe vendos se cilat prej tyre do të pranohen.

Disa ditë më parë, organizata njoftoi disa nga ikonat e reja që do të shfaqen këtë vit.

Qëllimi kryesor është të shmanget konfuzioni: shpesh një fytyrë përdoret zakonisht me një kuptim të ndryshëm nga ai që ishte menduar fillimisht. Ky është rasti i kometës: trupi qiellor me ngjyrë akulli aktualisht përdoret edhe kur dikush dëshiron të tregojë një meteor. Por këto dy gjëra nuk janë aspak të njëjta.

Lista e emoji-ve të reja:

Një fytyrë e çarë

Një gjest me gishtin e madh të dorës që tregon majtas

Një gjest me gishtin e madh të dorës që tregon djathtas

Një flutur monark

Një kastravec turshi

Një far

Një meteor

Një gomë

Një rrjetë për të kapur insekte