'Vendoret'/ Përdorën burimet publike për fushatë zgjedhore, KQZ kërkon gjobitje për 20 kryetarë bashkie dhe 8 zyrtarë! Nesër seanca në KAS

'Vendoret'/ Përdorën burimet publike për fushatë zgjedhore, KQZ kërkon gjobitje për 20 kryetarë bashkie dhe 8 zyrtarë! Nesër seanca në KAS

Komisioneri i KQZ, Ilirjan Celibashi

TIRANË- Edhe pse jemi një javë para mbylljes së fushatës elektorale për 14 majin, kjo nuk e ka ndaluar komisionerin e KQZ, Ilirjan Celibashin të kërkojë gjobitje për krerët e bashkisë në disa qarqe, 5 Sekretarë të Përgjithshëm si dhe 2 drejtorë shkollash.

KQZ ka kërkuar gjobë për 20 kryetarë Bashkie me pretendimin se kanë përdorur burime publike për fushatë zgjedhore për 14 majin.  Ata pretendojnë se kanë shkelur rregullat zgjedhore duke shfrytëzuar paratë publike për fushatën zgjedhore.

Celibashi ka kërkuar gjobë për 5 Sekretarë të Përgjithshëm në 5 ministri si dhe 2 drejtorë shkollash.  Ditën e nesërme do të zhvillohet seanca në KAS për 28 zyrtarët. Duhet theksuar se për kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici është kërkuar 3 herë gjobitje. Edhe Lefter Alla është pjesë e listës ndonëse është i arrestuar pasi KQZ nis monitorimin e shkeljeve për zgjedhjet vendore që në janar (4 muaj para zgjedhjeve).

KQZ kërkesë për gjobitje për 28 zyrtarët si më poshtë.

  • KAS kërkon nga 3 mijë lekë gjobë për:
  • Arif Tatani, kryetar për bashkinë Belsh
  • Lefter Alla, kryetar për bashkinë Bulqizë
  • Andis Salla, kryetar për bashkinë Cërrik
  • Armando Subashi, kryetar për bashkinë Fier
  • Gledian Llatja, kryetar për bashkinë Elbasan
  • Klodian Tace, kryetar për bashkinë Gramsh
  • Redjan Krali, kryetar për bashkinë Kavajë
  • Klement Ndoni, kryetar për bashkinë Këlcyrë
  • Erion Isai, kryetar për bashkinë Kolonjë
  • Shuaip Beqiri, kryetar për bashkinë Konispol
  • Safet Gjici, kryetar për bashkinë Kukës (kërkesë për 3 gjoba)
  • Pjerin Ndreu, kryetar për bashkinë Lezhë
  • Kastriot Gurra, kryetar për bashkinë Librazhd
  • Eriselda Sefa, kryetar për bashkinë Lushnje
  • Qerim Ismailaj, kryetar për bashkinë Mallakastër
  • Nuri Belba, kryetar për bashkinë Prrenjas
  • Pali Kolefski, kryetar për bashkinë Pustec
  • Majlinda Bufi, kryetar për bashkinë Roskovec
  • Elton Arbana, kryetar për bashkinë Shijak
  • Blerim Shera, kryetar i bashkisë Vorë

3000 lekë gjobë për (përdorim të postimeve me përmbajtje partiake në faqet zyrtare të ministrive)

  • Lediana Agalliu, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit
  • Zerina Bruci, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës
  • Ismail Shehu, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë
  • Joana Duro, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
  • Risena Xhaja, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë
  • Gjobë 3000 lekë për Elvis Gjika, person përgjegjës për bashkinë Kamëz (shkelje të raportimit të veprimtarive)

Kërkese për vendosje sanksioni administrativ drejtuar KQZ

(Kliko këtu për të lexuar kërkesat për vendosje sanksionesh administrative drejtuar KQZ)

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nasi: 08/05/2023 08:37

    po ci keni keto sa per te lare gojen...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë