Ukraina ka njoftuar se ka rrëzuar disa balona të dërguara nga Rusia.
"Është e mundur që këto objekte të mbanin sisteme reflektuese dhe disa pajisje spiunazhi," tha administrata ushtarake rajonale e kryeqytetit ukrainas, duke siguruar se "shumica" e balonave u rrëzuan. Autoritetet do të mbledhin mbeturinat nga objektet e shkatërruara për analiza.
Rusia dyshohet se ka dërguar balonat për të aktivizuar sistemet e mbrojtjes ajrore dhe për t'i gjurmuar ato.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Kievi: Kemi rrëzuar balona ruse spiune! NATO nis prodhimin e predhave për Ukrainën! Lavrov kërcënon: Të japim fund dominimit të Perëndimit






