Përdori firmën e Flamur Nokës për t’u regjistruar në zgjedhje, KQZ refuzon kandidimin për këshillat bashkiakë të Partisë 'Fronti i Majtë'

Përdori firmën e Flamur Nokës për t’u regjistruar në zgjedhje, KQZ refuzon kandidimin për këshillat bashkiakë të Partisë 'Fronti i Majtë'

Marko Dajti

TIRANËFirma e Flamur Nokës nuk e ka ndihmuar “Frontin e Majtë” të Marko Dajtit që të regjistrohet në zgjedhje për parlamentin vendor të Tiranës, edhe pse për këtë bashki synon edhe drejtimin.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, rrëzoi sot listën e “Frontit të Majtë” për këshillat vendor të Tiranës, duke e lënë përfundimisht jashtë zgjedhjeve për këshilltarët bashkiakë.

Sipas KQZ, “Fronti i Majtë” nuk ka respektuar kuotën gjinore, lista shumë-emërore mbyllet me numrin rendor 32, duke mos plotësuar numrin e kandidatëve, ndërsa disa emra që janë në listë, figurojnë edhe në listat shumë-emërore të disa partive të tjera.”

Këto argumente ishin të mjaftueshme që “Fronti i Majtë” të merrte dritën e kuqe nga Ilirjan Celibashi.

Megjithatë, për garën e kryeqytetit, Marko Dajti, kryetari i kësaj partie ka shprehur ambicien për të kandiduar për kryetar të Bashkisë.

Marko Dajti dhe partia e tij u regjistruan në KQZ për zgjedhje falë firmës së Flamur Nokës, i cili ndonëse i djathtë u vetëdeklarua në parlament si deputet i “Frontit të Majtë”.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Protesta/ Militantët e Rithemelimit e PL hedhin molotovë në drejtim të Bashkisë së Tiranës

Protesta/ Militantët e Rithemelimit e PL hedhin molotovë në drejtim të Bashkisë së Tiranës