Policia e Tiranës në kuadër të kontrolleve për të evidentuar rastet e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, në zonat më të populluara në kryeqytet dhe jo vetëm, ka proceduar administrativisht 262 shoferë.
Shkeljet e tyre variojnë që nga kalimi në korsi të gabuara, shkelje e sinjalizimit të semaforit, por edhe përdorim celular, gjatë kohës që kanë drejtuar automjetet.
Njoftimi i plotë:
Tiranë
Policia Rrugore e Tiranës, nisur nga shqetësimet e shumta të adresuara në numrin e emergjencave 112, në lidhje me shkeljet e rregullave të qarkullimit që janë shqetësim i përditshëm për përdoruesit e rrugës, si korsitë e rezervuara, sinjalizimi i ndritshëm (semafor), parkimet e gabuara dhe mospozicionimi siç duhet në korsitë e lëvizjes, organizoi disa pika kontrolli dhe monitorimi, të alternuara me agjentë civilë dhe të uniformuar, me qëllim vëzhgimin e sjelljes së përdoruesve të rrugës në raport me normat e sjelljes si dhe dokumentimin e kundravajtjeve administrative të konsumuara nga përdoruesit e rrugës.
Në funksion të kontrolleve dhe monitorimeve të kryera, janë evidentuar dhe proceduar administrativisht 262 drejtues mjetesh, nga të cilët:
• 35 drejtues mjetesh janë konstatuar duke qarkulluar në korsitë e rezervuara për mjetet e shërbimit publik në rrugën “Dritan Hoxha”.
• 21 drejtues mjetesh u konstatuan se vazhdojnë lëvizjen, ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalon atë, në rrugën “Teodor Keko” dhe rrugë të tjera urbane kryesore ku rrezikshmëria për t'u përfshirë në aksidente rrugore është akoma më e lartë.
• 52 drejtues mjetesh për mospozicionim siç duhet në korsitë e lëvizjes, kryesisht në kryqëzimet kryesore të kryeqytetit.
• 67 drejtues mjetesh për përdorim celulari, gjatë drejtimit të mjetit.
• Si dhe janë ndëshkuar 87 mjete me masa administrative për parkime të gabuara, kryesisht të trotuar, në vendkalimet e këmbësorëve dhe hyrje daljet e komplekseve të banimit.
Policia e kryeqytetit falënderon këdo që bashkëpunon me organet e Policisë së Shtetit dhe denoncon paligjshmërinë apo shqetësimet e përditshme.
Bravo policia Hera e pare qe me pelqeni Jepuni nje mesim te mire legenave,se kur vine ketu ne perendim I respektojne rregullat si ne kohen e xhaxhit enver
Përgjigju