Gjatë dy javëve të fundit, policia rrugore e Shkodrës ka arrestuar 5 drejtues mjetesh, proceduar penalisht 7 të tjerë si dhe ka vendosur 1307 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
80 shoferë janë gjobitur për mosvënien e rripit të sigurimit, 176 masa për parakalime të gabuara, 51 për mosvënien e kaskës mbrojtëse, 9 për përdorimin e celularit, 39 masa për drejtim mjeti në efektin e alkoolit etj.
Policia apelon drejtuesit që të zbatojnë rregullat, ndërsa qytetarët që të denoncojnë për çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
"Gjatë këtyre dy javëve, janë arrestuar 5 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 7 të tjerë, për veprat penale "Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt" dhe "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", si dhe janë vënë gjithsej 1307 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:
- 80 masa për mosvënien e rripit të sigurimit;
- 51 masa për mosvënien e kaskës mbrojtëse;
- 9 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;
- 39 masa për drejtim mjeti në efektin e alkoolit;
- 2 masa për xhama të errësuar;
- 176 masa për parakalime të gabuara;
- 473 masa për ndalim apo qëndrim të gabuar;
- 44 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve;
- 433 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.", njofton policia.
-
Mos arrestoni. Hiqni patenten, veni gjobe te majme, sekuestroni makinen. Kaq. Pse t'i mbajme, ne viktimat, keta me buke?
Përgjigju -
Më këtë foto parakalimi nuk është i gabuar!
Përgjigju











Komente
Komento