Vaksinimi në 'Air Albania', FSHF i kërkon qira Ministrisë së Shëndetësisë

Vaksinimi në 'Air Albania', FSHF i kërkon qira Ministrisë së Shëndetësisë

Federata Shqiptare e Futbollit i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale një qira për stadumin Air Albania, që aktualisht është në dispozicion për procesin e vaksinimit ndaj COVID-19, që në vendin tonë ka nisur prej datës 11 janar.

Burime në FSHF për Report Tv bëjnë me dije se arsyeja e kësaj kërkese është sepse gjatë kësaj periudhe stadiumi ka një kosto të konsiderueshme mirëmbajtje. Gjithashtu FSHF-së i është premtuar që stadiumi do të jenë në dispozicion të tyre para datës 28 mars, kur Kombëtarja do të luajë ndeshjen kundër Anglisë për eliminatoret e Botërorit.

Shqipëria filloi procesin e vaksinimit më 11 janar me 975 dozat e para të Pfizer. Kryeministri Rama u shpreh se këto ishin dhuratë nga një vend mik, emrin e së cilës nuk e bëri të ditur. Ndërkohë vendi ynë është në pritje 10.000 dozave të para të vaksinës nga marrëveshja me Pfizer prej 500 mijë dozash, të cilat do të mbërrijnë brenda muajit janar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:33
Braçe e quan Dukën 'Tire': Një muaj më parë dyshonte s'e vinte vaksina në Shqipëri, tani kërkon para për stadiumin

Për lajmin ka reaguar edhe zëvendës kryeministri Erion Braçe, i cili kapet me Dukën. Braçe thotë se një muaj më parë presidenti i FSHF-së hidhte dyshime nëse do vinte vaksina në Shqipëri, ndërsa tani kërkon para përse po bëhet në stadiumin Air Albania. Për këtë arsye Braçe e quan Dukën ‘Tire’, duke e krahasuar me pastruesen e spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ cila akuzohet për korrupsion.

"O Zot, përsëri Tirja.  Lekë pse po bën vaksina në stadium. Një muaj më parë tallej si presidenti i partisë me dyshimin tregtar: do e sjellë apo nuk do e sjellë qeveria vaksinën!

Tani që vaksinimi është fakt, nisi nga e para kënga: Dum pare, duam pare", shkruan Braçe. 

Ne.k./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 19/01/2021 23:35

    Njeri me matrapaz e me te poshter se ky Duka nuk paska!Do qe te nxjerre fitime edhe me jetet e njerezve.Stadiumin dhe postin e kryetarit e paska <<trashegim>>nga familja.Z.Rama do ishte me mire qe vaksinat te beheshin te sheshi /Skenderbej/,ose para T.O.B.

    Përgjigju
  • Problem: 19/01/2021 19:34

    Sadiumi eshte I Dukes,se nuk po e marr vesh .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Lutfi Dervishi: Bllokim rrugësh apo hapje shtigjesh…

Lutfi Dervishi: Bllokim rrugësh apo hapje shtigjesh…