/ ATSH/-Rreth 100 shkolla të mesme të përgjithshme do të krijojnë një rrjet të qëndrueshëm të klubeve të Teknologjisë, Informacionit dhe Komunikimit, falë marrëveshjes së mirëkuptimit të nënshkruar sot nga MAS me Këshillin Britanik dhe Fondacionin Vodafone Albania për implementimin e projektit "Edukimi nëpërmjet Novacionit dhe Teknologjisë"
Në vijim të bashkëpunimit dhe mbështetjes për zhvillimin e politikave arsimore, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, nënshkroi "Marrëveshjen e Mirëkuptimit", që ka për qëllim përdorimin e teknologjisë me synim përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe rritjen e aftësive krijuese e novatore të nxënësve e mësuesve .
Kjo nismë do të mundësohet duke përdorur inovacionin për zhvillimin e aftësive krijuese e novatore në nivel shkolle në të gjithë Shqipërinë.
/Shqiptarja.com