LAÇ- Pronari i një lokali në Laç dhe kamerieri janë vënë në pranga nga policia pasi e përdornin ambientin për të shitur kanabis. Pas një hetimi 6-mujor policia e Kurbinit arriti të zbulojë se në këtë lokal ku kishte edhe lojëra kompjuterike për të mitur dhe të rinj, u shitej edhe kanabis.
Gjatë kontrolleve në lokalin në pronësi të 25-vjeçarit dhe ku punonte kamerier G. S., në lagjen nr. 3, Laç, lokal i përshtatur nga këta shtetas me kompjuterë me lojëra për të mitur dhe të rinj, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.