Përdornin qendrat e masazheve për prostitucion, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq dy vëllezërit (EMRAT)

Prokuroria e Tiranës dërgoi për gjykim dy vëllezërit Mario dhe Andi Roshi, në akuzë për pastrim parash, të kryer në bashkëpunim.

Të dy janë arrestuar në vitin 2020 si administratorë të qendrave të masazhit, pasi rekrutonin vajza për t’i punësuar si masazhatore dhe i detyronin të kryenin shërbime seksuale kundrejt pagesës dhe përfitimet i ndanin me njëri-tjetrin. 

Hetimi i kryer nga prokuroria, tregoi se pasuritë e 2 vëllezërve nuk justifikohen me të ardhura të ligjshme dhe rrjedhimisht rridhnin nga veprimtaria kriminale. Me kërkesë të prokurorisë, gjykata sekuestroi pasuritë e tyre të siguruara ndër vite, të cilat nuk arritën t’i justifikojnë me të ardhura të ligjshme.

Bëhet fjalë për një apartament mbi 100 m2, një vend parkimi, 3 makina “Benz”, “Volksëagen” dhe “Scoda Octava” dhe një njësi biznesi. 

Njëri prej vëllezërve, Andi Roshi rezulton të jetë arrestuar edhe në korrik 2024, kësaj here në Durrës, sërish për po të njëjtën vepër penale, shfrytëzimin e vajzave për prostitucion. 
 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Ishte me shpejtësi të lartë, makina përfundon në trotuar pasi përplaset me një mjet tjetër! Report Tv siguron pamjet e aksidentit

Durrës/ Ishte me shpejtësi të lartë, makina përfundon në trotuar pasi përplaset me një mjet tjetër! Report Tv siguron pamjet e aksidentit