TIRANË- Pronari i një lokali në Tiranë ka rënë në pranga, pasi policia konstatoi se përdorte ambientet për të vendosur baste online.

Autori i identifikuar si F.M 40 vjeç, kryente veprimtarinë e kundërligjshme përmes telefonit, në lokalin e tij në rrugën “Pandi Dardha”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular që dyshohet se përdorej për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.