Përdorte telefon të fshehtë për të folur me kriminelët, prova që 'gozhdoi' Besim Hajdarmatajn në KPA dhe vulosi largimin e tij nga sistemi i drejtësisë

Prova që vendosi vulën e përjashtimit nga sistemi i drejtësisë të prokurorit Besim Hajadarmataj ishte ajo e paraqitur ditën e fundit, para vendimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Kjo provë e ka gozhduar ish kreun e krimeve të rënda duke mbetur pa fjalë kur në kolegj doli fakti se prokurori përdorte një numër telefoni të fshehtë për të komunikuar, numër i cili ishte i regjistruar në emër të një tjetër personi, por që në tabulatet e tij u gjetën bisedat e Hajdarmataj me njerëzit e botës krimit në Laç dhe Shkodër të cilëve ai u kishte mbyllur dosjet e bixhozit, të dhunës, kanosjes dhe pengmarrjes.

Ky numër në regjistër mbante emrin e një gruaje nga Fieri, nga ku doli se mbrëmjen e 27 korrikut 2017, në orën 22:03 Prokurori Besim Hajdarmataj i kishte nisur dy mesazhe një personi të botës së krimit në Shqipëri. Kjo provë suprizë erdhi në KPA nga Komisioneri Publik, por për ta siguruar atë, deri momentin e fundit mësohet se u bë e mundur nga prokurorët dhe gjyqtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, të cilët janë pjesë e Operacionit Ndërkombëtar për monitorimin dhe Vetingut.

Kur Besim Hajdarmataj u gjend përballë kësaj prove i kapur në befasi, nisi të mohonte se numri i telefonit ishte i tij, madje tha se gjatë gjithë jetës së tij kishte qenë në Fier vetëm 30 minuta. Por këtë herë ish kreu i krimeve të rënda ishte nën kurthin e provave të siguruara nga SHBA. Përfaqësuesit e ONM kishin hulumtuar nëpër dokumente derisa zbuluan këtë numër të fshehtë si provën më të fortë, dhe kishin zbuluar se ky numër i fshehtë telefoni, ishte deklaruar nga Besim Hajdarmataj si numri i tij në deklaratat e pasurisë që kishte dorëzuar në ILDKP disa vite më parë. Në këtë moment Besim Hajdarmataj ngeli pa asnjë alibi dhe kërkoi kohë që të verifikonte nëse e kishte deklaruar vërtetë një numër të tillë vite më parë dhe që mund të ishte bërë një lapsus.

Por pa humbur kohë, vetë trupa gjykuese ia kurseu mundin dhe i serviri prokurorit deklaratat e pasurisë që ai vetë kishte bërë, ku numri i telefonit që kishte fshehur ishte i rrethuar në deklarata e viteve më parë dhe prej të cilit dolën mesazhet e komunikimin me njerëzit e krimit të dosjeve të mbyllura prej tij. I vënë me shpatulla pas murit, prokurori artikuloi edhe alibinë e fundit, se po është i njëjti numër, por ai ishte me 067 dhe jo 069, por provat e dosjes së udhëhequr nga Theo Jecobs kishin vulosur tashmë shkarkimin e tij për thyerjen e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë.

Dalja nga sistemi i drejtësisë është fundi i karrierës së prokurorit Hajdarmataj. KPA vendosi djepranimin e kërkesës së ndërkombëtarëve dhe Komisionerit Publik duke zhbërë kështu vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Pasivitet në hetimin e çështjeve sensitive si ato të drogës, sjellje gjyqësore jo të dënje, pasuri jo të justifikuar, mangësi profesionale, cenim i besimit te publikut te sistemi i drejtësisë, ishin disa nga argumentimet nga trupi gjykues. Sa i përket pasurisë pasurisë Kolegji vendosi se ka mungesë burime financiare të ligjshme. Kolegji konstatoi se shumica monetare si një pasuri gjendje cash kalon limitimin 1.5 milionë për tu mbajtur si e tillë. 

Be.K./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A është e mjaftueshme rritja vjetore e pensioneve prej 5 për qind ashtu siç premtohet në programin e Rama 3?

Komento

Komente

  • Iris: 05/08/2021 23:47

    Po te mos ishte ONM,ky inf.nuk do ishte vene re,ose nuk do te hetohej fare nga pala shqiptare.Sa raste te tilla ose te ngjashme mund te jene kaluar nga drejtesia shqiptare?!

    Përgjigju
  • Dauti: 05/08/2021 21:17

    Kete kaste te ndyre prokulesheh e kemi dhurate nga sali NON GRATA na i mblodhi gjithe analfabetet funksionale e na i vuri prokuror maloku sali dhe tani del e thote skam proces penal. Po pse o sali kerma me kata debila do kesh proces ti. Prit ishalla te marrin me belevreke ne burgjet federale dhe aty e shef procesin ti

    Përgjigju
  • GRUPI I PROKURORISE: 05/08/2021 20:15

    KOKER LEGENI ME GJITHE ATE QE KA DALE NE FOTO, GJANEN E HEMOROIDVE. AKUZONTE TAHIRIN KY E VETE FLISTE ME SHOKET E KRIMIT. KY DUHET TE AKUZOHET PER DEKONSPIRIM INFORMACIONI NE DOSJE E PERGJIGJE, BASHKEPUNIM ME KRIMIN. PO PERGJIMET KUJT JA DHA KY TE DOSJES ..ALIBEAJT DHE ROVENA LLALLES , SHOQES SE NGUSHTE TE ISH GRUAS ALIBEAJ. KETA KURVA E KANE VENDIN VETEM NE BURG, ME GJITHE ATO KURVAT E PROKURORISE , BASHKEJETUESEN ELONA SHEHU E KURVEN E LLALES, ROVENA GASHI LLALLES.

    Përgjigju
  • Nasi: 05/08/2021 19:15

    Pra nese con nje text me celular, nuk je i denje per zyrtar. Por nese rri, ha e pi, si puna e Rames, je ok. Ah, se dinim qe SHBA paska hapur thesin me sms e celulareve ne Shqiperi. Me kete idiotin Hajdrmata e paska filluar.... O popull te qeshim ss nuk qajme dot.

    Përgjigju
  • Poplli: 05/08/2021 16:13

    NESE ESHTE FAKTUAR QE KY PROKUROR KA PAS KONTAKTE ME KRIMIN E ORAGANIZUAR. ATHERE DUHET HAPUR DOSJA NGA E PARA DHE KY PALO PROKUROR TE TE JETE I AKUZUAR SI ANTAR I GRUPIT TE STRUKTURUAR KRIMINAL...

    Përgjigju
  • Jok: 05/08/2021 15:33

    Kjo qe thote gazetari nuk u ngrit dhe as u provua ne gjykim. Per te qene fair, jo per ta mbrojtur personin.

    Përgjigju
  • Athina Itona: 05/08/2021 14:52

    Boti dhe Prokurori, keni shume te drejt! Ah sa gjynah qe me vjen per Shqiperine... M'u keput shpirti. Por fatkeqesisht ju keni te drejt re malaga... me falni, o vllezer desha te thm. Fakti qe ky prokuror nuk eshte futur MENJEHERE, NE KETE CAST, ne burg do te thote qe Shqiperia ka marre fund. Nuk gjenin dot nje gjykates aty ne koridor kur u b seanca e vettingut, dhe t'ja benin edhe gjyqin njekohesisht? Ca lesh sistmi eshte ky...? Perderi sa ky doli i lire nga salla vettingut do te thote qe s'ka per t'u gjykuar ndonjehere. Eshte FAKT! Cdo gje ka marre fund, re m... o vlla! Njesoj sic tregon edhe fakti qe reforma ne drejtesi nuk u be me shpejt. Cdo vones, cdo veshtiresi ne ringritjen e shtetit eshte fakt qe verteton se Shqiperia nuk behet. A thua se eshte veshtire te besh shtet... Jo or jo... shteti behet shume lehte, s'ka fare veshtiresi, por keta nuk duaaaan. Keta i ka nen kontroll Illuminati dhe Sorrosi... Ah mor vllezer, kombi shqiptar ka marre fund. Shqiptaret kote rezistuan - me fal, kote rezistuam desha te them - gjithe ata shekuj nen sundimin osman. Me mire te ishin dorezuar dhe te asimilohshim te gjithe sepse kjo toke nuk ka te ardhme... Ikniiii, ikni te gjithe nga ky vend i mallkuar. Efkaristo!

    Përgjigju
    • Loti: 05/08/2021 19:48

      Çdo vonese apo veshtiresi ne ringritjen e shtetit tregon qe ky shtet s behet me? Ah more m. Vlla desha te thesha. Si te vjen keq per Shqiperine kur ajo po i heq qebesirat e plepave 1 nga 1? Ti dukesh po i mbush mendjen vetes qe dorezimi qe bere te m. Dmth greku ishte levizje duhur. Hajde q. dmth qetesohu

    • S.Krasniqi: 05/08/2021 17:24

      ...Sorosi hahahaha

  • drino: 05/08/2021 14:23

    Akoma nuk e kane arestuar kete kriminel te ndyer dhe te degjeneruar...

    Përgjigju
  • Pinjolli shehu: 05/08/2021 12:34

    Beso ziu sa ka per te zbuluar ky duhet futur ne burg se bashku me tikun rovin dhe elonen te vijoj orgjia sheshit a mortja a mortja qe se ha eshte dhe demokrat ky i ziu po clesh demokrati a seshte ky qe eshte martuar me pinjollen e komunisteve elona shehun pinjolle e kadriu azbiut?!. Ky vdiq per tiu suportua te majteve aq u lepihej sa e pamundur te behej pjese e tyre edhe pse fshehtas u martua me pinjolle komunistesh qe ia shkerdhyen fisin dhe veten anembare! Prisni tani arta shehu do e pagezoj besim shehu se femijeve u ka dhene mbiemrin shehu prisni tani kjo do jete cte jete!

    Përgjigju
  • Boti: 05/08/2021 11:11

    Dmth me pak fjale gjejme priva ta gozhdojme dhe pastaj vec e shkarkojme pasi ka bashkepunuar me kriminele? Hajde shtet hajde..nejse doktorat shikojini per burg se jane shtuar shume..aa pika thuaj

    Përgjigju
  • Prokurori: 05/08/2021 08:55

    Ne nje vend normal ky do shkonte direkt ne kokerr te burgut , nderkohe qe Ne thjesht e shkarkojme nga detyra per te mos mbyllur me pazare me kriminele. U bere popull i thjeshte me shpejt sec e prisje o Beso

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Reciprociteti i targave, Aleksandër Vuçiç thërret mbledhje urgjente të Këshillit të sigurisë