Përdoruesit e drogës dhunojnë prindërit e moshuar, avokati: 140 raste në Elbasan brenda 10 muajve! Djem e vajza të moshës 25-35 vjeç

Pothuajse çdo ditë në gjykatë shqyrtohen padi të prindërve për fëmijët e tyre përdorues droge. Avokati Demir Çiftja shprehet në intervistë për Report TV se nga janari në tetor 2022 janë regjistruar 140 raste të dhunës në familje, ku pjesa më e madhe e tyre janë fëmijë që dhunojnë prindërit e moshuar.

“Fëmijët janë më të dhunshëm në shumë raste, nga 140 raste të dhunës në familje, e kapin ato të fëmijëve që dhunojnë prindërit. Kanë ardhur si shkak i përdorimit të lëndës narkotike. Dhuna për marrjen e vlerave monetare, i ka çuar që ata të ushtrojnë dhunë ndaj prindërve kryesisht”.- u shpreh avokati Demir Çiftja.

Në pamundësi për të blerë lëndën narkotike, fëmijët dhunojnë prindërit për të marrë prej tyre edhe qindarkat e fundit. Rastet mendohet se janë edhe më shumë se sa shifrat zyrtare.

 “Ka shumë të moshuar që nuk e denoncojnë”.- u shpreh avokati.

Gjykata nuk i toleron përdoruesit e drogës, i lë në burg, thotë avokati, por zgjidhja sipas tij është trajtimi nga institucionet e përkrahjes sociale.

“Më shumë duhet të punojnë institucionet sociale me personat që përdorin lëndë narkotike. Sepse po shtohen rastet e personave që përdorim lëndë narkotike, po shtohet edhe dhuna në familje. Kryesore është t'i nxjerrim nga rruga e drogës, duke u dhënë punë, duke i pranuar në shoqëri që të bëhen të vlefshëm”.- u shpreh ai.

Kryesisht, përdorues të heroinës e kokainës në Elbasan janë djem e vajza të moshës 25-35 vjeç si dhe të divorcuar apo me precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje e dhunë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 25/11/2022 22:23

    Pushtet drogagjiu, ky ështé Edvin shkjau shqipfolës…!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!