Kryeministri Edi Rama ka kërkuar mbështetjen për artistin dhe përfaqësuesin e Shqipërisë në Eurovision, Alis Kallaçi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka shkruar se mbështetja për artistin Alis Kallaçi do ta bënte zërin shqiptar që të dëgjohej në të gjithë Europën dhe më gjerë.

Duke kërkuar votën për numrin 13 (me të cilin përfaqësohet këngëtari shqiptar), Rama ka ndarë edhe një fotografi me të gjitha kodet sipas shteteve.

Reagimi i Ramës:

VOTO 13 për ALIS në Eurovizion

Le të mbështesim artistin dhe përfaqësuesin tonë në Eurvision, Alis dhe ta bëjmë zërin shqiptar të dëgjohet në gjithë Europën e më gjerë

Votoni 13 për Shqipërinë sonte, të gjitha kodet sipas shteteve dhe numrat e votimit i gjeni këtu

VOTO 13


Lajmi kryesor:

Gjysmëfinalja e dytë e Eurovision, sot performon Shqipëria! Alis Kallaçi interpreton këngën ‘Nân’ i 13-ti