Përfaqësues fetarë nga Kosova vizitojnë Këshillin Ndërfetar të Bosnje dhe Hercegovinës
PRISHTINË, 22 Prill /ATSH/.-Themelimi dhe sfidat në funksionimin e këshillit ndërfetar, si dhe praktikat më të mira në promovimin e dialogut ndërfetar kanë qenë në fokus të një vizite dy-ditore të përfaqësuesve fetarë nga Kosova në Këshillin Ndërfetar të Bosnje dhe Hercegovinës. Vizita është pjesë e një projekti të Misionit të OSBE-së në Kosovë […]
Themelimi dhe sfidat në funksionimin e këshillit ndërfetar, si dhe praktikat më të mira në promovimin e dialogut ndërfetar kanë qenë në fokus të një vizite dy-ditore të përfaqësuesve fetarë nga Kosova në Këshillin Ndërfetar të Bosnje dhe Hercegovinës.
Vizita është pjesë e një projekti të Misionit të
OSBE-së në Kosovë që ka për qëllim të promovojë dialogun ndërfetar dhe të ndihmojë komunitetet fetare në Kosovë të hartojnë politika për çështje të interesit të përbashkët. Gjatë vizitës studimore pjesëmarrësit vizituan edhe qendrat fetare e historike në Sarajevë.
"Një nga objektivat e projektit tonë është themelimi i një këshilli ndërfetar në Kosovë në 2015 dhe shpresojmë se mësimet e nxjerra në Bosnje dhe Hercegovinë do të zbatohen në mënyrën më të mirë të mundshme", tha Valbonë Dermaku, Këshilltare për të Drejtat e Njeriut në Misionin e OSBE-së në Kosovë.
Për Vedat Sahitin nga Bashkësia Islame e Kosovës, "ishte veçanërisht e dobishme të shohim se si funksionon në realitet parimi i konsensusit në punën e këshillit ndërfetar".
Srgjan Stankoviç, përfaqësues i Kishës Ortodokse Serbe, vuri në pah rëndësinë e mbajtjes hapur të kanaleve për komunikim me Këshillin në Bosnje dhe Hercegovinë gjatë themelimit të Këshillit të Kosovës si dhe më pas si partnerë në promovimin e dialogut ndërfetar.
Përfaqësues fetarë nga Kosova ishin Artur Krasniqi nga Kisha Protestante-Ungjillore, Don Lush Gjergji nga Kisha Katolike, Ines Demiri nga Komuniteti Hebre, Srgjan Stankoviç nga Kisha Ortodokse Serbe dhe Vedat Sahiti nga Bashkësia Islame./atsh/
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.2%
-
Jo
52.9%
-
Nuk e di
9%
Vota total: 2289
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56