TIRANË, 11 Korrik / ATSH/ - Drejtori i Përgjithshëm i Agjensisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM), Zamir Dedej, zhvilloi një takim në  Mal të Zi në zyrat e Parkut të Liqenit të Shkodrës në Vranjinë, ku u diskutua për zhvillimin e zonave të mbrojtura të përbashkëta.
Dedej ishte ftuar nga Zoran Merdak, në një takim koordinues me partnerët e Malit të Zi për zonat e mbrojtura. Palët ranë  dakord për mekanizma të përbashkëta kontrrolli dhe menaxhimi në zonat e mbrojtura.
Takimi u ndoq  nga Drejtori i Zyrës së IUCN-së për Europën Qëndrore, Boris Erg dhe koordinatori i projekteve,Tomasz Peszold, i cili premtoi  mundësinë e financimit të aktiviteteve në zonat e mbrojtura të përbashkëta si, Liqeni I Shkodrës, lumi Buna dhe Alpet. U ra dakord që në shtator të organizohet një takim më i gjerë dhe të aprovohet një plan masash me një program pune për zbatim. /a.ke/