Tiranë, 4 Korrik/ATSH-Z.Tosku/ - Në formën e një takimi të hapur pubik, politikbërës nga instuticione qëndrore dhe vendore, përfaqësues të PAK, të organizmave ndërkombëtarë dhe shoqërisë civile aktive në çështjet e aftësisë së kufizuar, u takuan ditën e premtë për të diskutuar mbi mundësitë dhe sfidat që lidhen me punësimin e personave me aftësi të kufizuar në Shqipëri.
Nën temën "Fuqizimi i politikave të punësimit të personave me aftësi të kufizuar në fokus të politikave kombëtare dhe në përputhje me standardet europiane dhe praktikat më të mira", Kreu i Këshillit të Europës në Shqipëri, Marco Leidekker, tha se duke filluar që nga viti 2006 ekziston një plan veprimi nga Këshilli i Europës, me qëllim ndihmën ndaj shteteve anëtare për përfaqësim dhe punësim të personave me aftësi të kufizuar.
Sipas tij, në total vendet anëtare kanë të përcaktuara 163 veprime specifike për zhdukjen e diskriminimit, por Leidekker u shpreh spektik ndaj plotësimit të kushteve. "Këshilli Europian ka dy instrumente ligjore të cilat në Shqipëri nuk janë përdorur siç duhet", u shpeh ai. Instrumenti i parë ka të bëjë me Konventën për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar, duke nënvizuar nenin 6 dhe 14 për ndalimin e diskriminimit. Mbrojtja që siguron ky nen është e kufizuar, pasi siguron ndalimin e diskriminimit ndaj një numri të caktuar cilësimesh, ndërkohë që e
"fuqizimin e politikave të punësimit të personave me Aftësi të Kufizuar në focus të politikave kombëtare dhe në përputhje me standartet europiane dhe praktikat më të mira" Foto Florian Abazaj
drejta për punësim nuk mbrohet nga Konventa. Shqipëria ka nënshkruar protokollin e 12-të , i cili ndalon diskriminim ndaj çdo lloj arsye, ndërohë që qytetarët mund të bëjnë aplimin pranë Gjykaës Europian për të denoncuar. Për përfaqësuesin e KE, Leidekker, është edhe Karta Europiane Sociale, traktat të cilin vendi ynë e ka nënshkruar dhe garanton të drejtat ekonomike dhe sociale . Kjo kartë është miratuar që në 1961 dhe është rieshikuar në 1996. Dispozitat e kësaj karte monitorohen nga Komiteti Europian për të drejtat sociale, i cili del në përfundime për shtetet anëtare, por qytetaret nuk mund te drejtohen, vetëm organizatat mund të bëjne diçka të tillë.
Leidekker nënvizoi se Karta Sociale ka dy nene në interes për njerezit me aftësi të kufizuar. Së pari neni 1 paragrafi parë, ku thuhet që palët marin angazhimin për arritjen e nivelit më të lartë të mundshëm për punësim dhe përfaqësim. Sipas Leidekker, Shqipëria nuk është në përputhje me këtë nen, pasi numri i personave qe kanë akses dhe janë aktive në punë është shumë i ulët. Së dyti, neni i pesëmbëdhjetë, mbulon çështjen e edukimit dhe trajnimit, duke përshtatur kushtet e punës për persona me aftësi të kufizuar. "Shqipëria ka treguar rezervim ndaj këtij neni, ndaj Shqipëria ëshë e ngjashme me Azerbajxhanin, pa të drejta të plota dhe kjo është për të ardhur keq", tha ai. Në fund të fjalës së ti,j Leidekker tha se "kemi disa detyrime ligjore dhe politike, por në Shqipëri pjesa ligjore nuk përdoret aq sa duhet".
Problematikat lidhur me punësimin e personave me aftësi të kufizuar dhe integrimin ne shoqëri mbetet në fokus edhe të një prej prioriteteve kryesore që Shqipëria duhet të përmbushë si vend aspirant për t'u bërë anëtar i Bashkimit Europian.. /a.ke/
/Shqiptarja.com