Përfaqësuesi i OBSH-së: Vlerësojmë qeverinë shqiptare që ka rritur pagat e punonjësve të Shëndetit dhe infermierëve

Përfaqësuesi i OBSH-së: Vlerësojmë qeverinë shqiptare që ka rritur pagat e punonjësve të Shëndetit dhe infermierëve

1620898988_Screenshot72696x3821.jpg

Në Ditën Botërore të Infermierëve, Përfaqësuesi i OBSH-së në Shqipëri Gerald Rockenschaub,i pranishëm në aktivitetin  e zhvilluar në Tiranë, tha se infermierët përbëjnë më shumë se 50% të fuqisë punëtore shëndetësore në të gjithë botën, duke shtuar se është shumë e rëndësishme që ne të shprehim mirënjohjen për kontributin e infermierëve.

Po ashtu, Rockenschaub vlerësoi vendimin e qeverisë shqiptare për të rritur nivelet e pagave të punonjësve të Shëndetit dhe infermierëve.

"Është vërtetë kënaqësi, që me ftesën e Presidente Dukës për të qenë i pranishëm sot këtu, të them disa fjalë në emër të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Për OBSh-në, ky ka qenë Viti i Punonjësve të Shëndetit, dhe ne me të vërtetë, do të donim t’ia kushtonim këtë vit infermierëve dhe mamive, të cilët janë në ballë të vijës së frontit të të gjitha sistemeve shëndetësore, dhe gjithashtu, edhe të sistemit shëndetësor në Shqipëri. Infermierët përbëjnë më shumë se 50% të fuqisë punëtore shëndetësore në të gjithë botën dhe është shumë e rëndësishme që ne të shprehim mirënjohjen për kontributin e infermierëve, veçanërisht gjatë kësaj kohe kaq sfiduese të pandemisë. Është vërtet shumë prekëse të shohësh që, edhe në Shqipëri, një numër kolegësh tanë infermierë, për fat të keq, kanë humbur jetën gjatë kësaj pandemie. Dhe unë, me të vërtetë do të doja të shpreh vlerësimin tim për përpjekjet e Qeverisë nën udhëheqjen e Kryeministrit dhe Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për t’i dhënë përparësi punonjësve të shëndetit për t’u vaksinuar të parët, duke përfituar nga përpjekjet e vaksinimit që po përparojnë me shpejtësi në Shqipëri. Faleminderit shumë Kryeministër Rama, faleminderit shumë Ministre Manastirliu për vendosjen e infermierëve dhe punonjësve të shëndetit në krye të listës së përparësive! Ne duhet të rrisim së bashku përpjekjet tona për të siguruar që infermierët dhe punonjësit e shëndetit të kenë pajisje të përshtatshme mbrojtëse, të cilat ata i kanë siguruar tashmë në Shqipëri, që të kenë qasje të mjaftueshme ndaj mbështetjes shëndetësore psikologjike dhe Shëndetit mendor, dhe gjithashtu të paguhen në përputhje me rrethanat. Dhe unë mendoj se është shumë pozitive në Shqipëri që Qeveria ka rritur në të vërtetë nivelet e pagave të punonjësve të Shëndetit dhe infermierëve. Prandaj, unë do të doja të falënderoja përfaqësuesit e qeverisë për këtë përpjekje",


Lajmi kryesor:

Rama: Fëmijët e të rënëve në krye të detyrës ndihmë të posaçme nga shteti deri në moshën 18-vjeç! Kim-Soreca: SHBA dhe BE krah jush (VIDEO)


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja