Drejtuesi i Shoqatës shqiptare "Migjeni" në Lubjanë, Tahir Maliqaj, ka marrë drejtimin e grupit të përfaqësuesve të gjashtë pakicave kombëtare shqiptare, boshnjake, malazeze, maqedone, kroate dhe serbe, për një mandat njëvjeçar, deri në vjeshtën e vitit 2015, njoftoi sot ambasada shqiptare në Slloveni.
Sipas ambasadës shqiptare, pas deklaratës kushtetuese të shkurtit 2011 të aprovuar me dy të tretat e votave nga Asambleja Kombëtare e Sllovenisë, u krijua këshilli i mbrojtjes së pakicave kombëtare në Slloveni, me anëtarë nga institucionet sllovene dhe nga një përfaqësues nga secila pakicë kombëtare.
Nën drejtimin e kryesisë shqiptare të grupit të gjashtë pakicave, po vijojnë kontaktet me autoritetet e larta sllovene, parlamentarë dhe parti të gjithë spektrit politik për të siguruar mbështetje për rregullime ligjore, apo ndryshim në kushtetutë, gjë e cila do të përmirësonte dukshëm statusin e pakicave kombëtare, të cilat ende nuk njihen me kushtetutë.
Çështjet e mësipërme ishin ndër temat e trajtuara me Tahir Maliqaj gjatë takimit që ai zhvilloi në Ambasadën e Shqipërisë. Ambasada e Shqipërisë ka shprehur përgëzime për çfarë është arritur, si dhe inkurajon vazhdimin e bashkëpunimit me pakicat e tjera kombëtare në Slloveni dhe sidomos me aktorë e faktorë në shtetin e Sllovenisë
ATSH
/Shqiptarja.com