TIRANË- Enkeleda Çela, përfaqësuesja e Agron Shehajt në Komisionin e votimit, ka denoncuar dhunën e ushtruar ndaj saj nga kryetari i degës së njësisë numër 5 në Tiranë, Çim Babasi. E ftuar në "Studio Live" në Report Tv, Çela tha se ai ka ndërhyrë që të përjashtohej nga Komisioni, vetëm sepse ajo po kryente detyrën e saj.
"Çim Babasi, më goditi, po një person e amortizoi këtë goditje, u mundua që të më kapte, disa skena që nuk dua t'i komentojë, i thashë nuk kam pse të dalë, ndërhyri te komisioni që të më përjashtonte nga procesi. Nuk arrij ta pranoj dhe nuk besoj që ka ndodhur, kisha besim te kjo garë dhe te ky proces", tha Çela.
Si një ndër emrat që ka dhënë shumë për PD-në pa kërkuar që të marrë asgjë në këmbim, Çela ka sqaruar edhe motivet pse në këto zgjedhje ka vendosur që të mbështesë kandidatin Agron Shehaj dhe jo Lulzim Bashën. Madje këtij të fundit ia ka argumentuar arsyet e këtij vendimi në sy.
"E kam bërë me vetëdije të plotë, në takimin që kisha me Bashën, ia shpreha personalisht dhe pse m'u hoq mikrofoni dhe nuk m'u lejua të flas. I thashë "jam e zhgënjyer nga ju" dhe bëra një bashkëbisedim me Bashën. I thashë "e para nuk doja që ky proces të ishte përshpejtuar, pse u afrua zgjedhja, pse nuk u bë analiza". Unë jam ekonomiste dhe analiza është një proces fondamental. Ai më tha se "do e kemi më vonë", por kjo sipas meje nuk vlen. Nuk duan që të bëjnë analizën se ajo tregon të vërtetën", tha ajo.
Arsyen se përse është zhgënjyer nga Basha, e gjen më së shumti te retorika e tij pas humbjes, që e cilëson shumë fyese për demokratët.
"Si mund të thotë krytari pas humbjes në zgjedhje "që kemi dalë më të fortë", kjo më duket fyese", përfundoi Çela në Report Tv.
Më herët me anë të një statusi, Çela ka theksuar se do i shkojë deri në fund të dhunës ndaj saj, pasi po thotë vetëm të vërtetën.
Postimi i Enkeleda Çelës në Facebook
B.K./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.6%
-
Jo
49.9%
-
Jam i/e dyzuar
8.5%
Vota total: 2497
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KQZ zbulon me FOTO gabimet e diasporës! Në vend të adresës, tabela rruge, avion e kartë krediti
29 Janar, 15:26
-
Balla takohet me Raportuesin e PE për Shqipërinë: Hapa të rëndësishëm në rrugën drejt BE-së, angazhim për reformat
29 Janar, 15:04
-
Arrestohet hajduti ‘serial’ i monopatinave në Tiranë! 24 vjeçari vodhi 3 copë brenda një dite
29 Janar, 13:45
-
Tiranë/ Avokati humbi ndjenjat në sallën e Gjykatës së Apelit dhe ndërroi jetë në spital, policia: Shkak arresti kardiak
29 Janar, 12:13
-
Ekzekutimi i postierit në Kamëz, VIDEO e 'Porsche'-it të përdorur nga atentatorët! U denoncua e vjedhur në Elbasan
29 Janar, 11:49
-
Mbyllet me mosdakordësi Konferenca e Kryetarëve, Zhupa: Futët fshehurazi ‘Paketën e Maleve’, 100 grante për votat e PS! Hiqeni urgjent nga kalendari, shkel Kodin Zgjedhor
29 Janar, 11:25
-
Tiranë, trafikonin nga Italia në Shqipëri mjete luksoze të vjedhura, arrestohet italiani, i vëllai nën hetim (EMRI)
29 Janar, 11:19
-
Investime të reja në Spitalin Universitar të Traumës, aparatura moderne për trajtimin e patologjive delikate
29 Janar, 11:11
-
Nuk u plotësua trupi gjykues, GJKKO shtyn seancën ndaj ish-deputetit Alqi Bllako, SPAK e akuzon edhe për Inceneratorin e Tiranës
29 Janar, 11:10
-
Dita Ndërkombëtare e Mbrojtjes së të Dhënave, aktivitet ndërgjegjësues me nxënës, prindër dhe mësues në gjimnazin ‘Sami Frashëri’
28 Janar, 15:42
-
Tiranë/ Bastisja e bizneseve dhe shtëpive në seri, goditet grupi i 3 hajdutëve! Njëri arrestohet dhe dy të tjerët arratisen (VIDEO)
28 Janar, 14:53
-
Qytetari ankohet për oborret e shkollave, Rama: S’ka zaptime! Koha e grabitjes së pronave ka mbaruar, 45 të reja
28 Janar, 14:35