Zëvendës shefja e Misionit në detyrë e Ambasadës së SHBA-ve, Kathryn Hammand e ftuar në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga ministria e Brendshme për donatorët theksoi në fjalën e saj se sundimi i ligjit nis së pari nga llogaridhënia, dhe se duhet bërë shumë më tepër për këtë detyrë të rëndësishme.
Fjala e plote
Sundimi i ligjit dhe sundimi i drejtë sipas ligjit është në qendër të këtyre vlerave. Sekretari i Shtetit, Antony Blinken ishte këtu në muajin shkurt ai tha se reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e përsosur apo e shpejtë, por përpjekjet e Shqipërisë për të përmirësuar qeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin janë premtuese.
Zyrtarët e korruptuar po mbajnë përgjegjësi, anëtarët e krimit të organizuar po shkojnë në burg dhe po humbasin asetet e tyre. Pra ky është një proces shumë i fuqishëm dhe vazhdon të ecë përpara.
Ne do të vazhdojmë të mbështesim fuqimisht Shqipërinë në këto përpjekje të cilat janë hapa vendimtarë të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe ç’ka meritojnë njerëzit në Shqipëri.
Kjo kërkon kohë por ia vlen sepse jep drejtësi më të drejtë për gjithnjë e më shumë qytetarë të Shqipërisë dhe mban premtimin për një të ardhur më të ndritur për të gjithë shqiptarët. Nuk e di nëse ndonjëri nga ju ka ndjekur shkollën fillore dhe të mesme në SHBA, por ne kemi diçka që e quajmë zotimi i besnikërisë dhe kjo është diçka që ne e themi çdo ditë të shkollës.
Aty thuhet që “unë zotohem për besnikëri ndaj flamurit të SHBA dhe ndaj republikës për të cilin ai qëndron, një komb i pandashëm për liri dhe për drejtësi për të gjithë” dhe kjo është pjesa e fundit që unë dëshiroj të theksoj që kjo është një ide që është rrënjosur tek ne si amerikanë, trajtimi i drejtë para ligjit. Kjo është diçka që përsëritet çdo mëngjes dhe aty thuhet “liri dhe drejtësi për të gjithë”. Mendoj që kjo është shumë thelbësore për shtetin ligjor që është për të gjithë.
Nuk jam vetëm personi i dytë në drejtimin e ambasadës së SHBA por jam gjithashtu dhe oficere sigurisë në ambasadë dhe jam oficer i betuar federal në zbatimin e ligjit dhe kam qenë e tillë për 19 vjet. Shteti ligjor nënkupton për mua llogaridhënie dhe unë ju jap llogari njerëzve që u shërbej, popullit amerikan dhe kur shërbej përtej oqeanit kolegëve të mij shqiptarë në ambasadë. Si një oficere e betuar dhe federale dhe e ligjzbatimit asgjë nuk më shqetëson më shumë se sa kur shoh kolegë oficerë të zbatimit të ligjit, qoftë në SHBA ose kudo ku kam shërbyer, duke abuzuar me destiktivin.
Ne betohemi për të mbrojtur dhe për të shërbyer dhe me besojmë thellësisht në mbikëqyrjen e oficerëve të ligjzbatimit. E marr këtë seriozisht dhe ambasada dhe qeveria e SHBA janë të nderuara që investojnë në investimin e shtetit ligjor në Shqipëri, Qeveria e SHBA ofron ekspertizë të klasit botëror përmes këshilluesve për të mbështetur zyrtarët shqiptarë. Ne gjithashtu ofrojmë trajnime, vetëm javën e kaluar patën 3 diplomime të ndryshme.
Një kurs për hetimin e krimit për zëvendëskomisar, një kurs pët analizën kibernetike në mjetin aksion, kjo për policinë e Shtetit dhe BKH-në dhe një kurs i zhvillimit të task-forcës për drejtorët dhe komisarët të policisë së Shtetit. Jam e lumtur të shoh disa nga sukseset e fundit të Agjencisë së Mbikëqyrjes policore, me trajnimet e SHBA të AMP-së po kryhen verifikime të policisë, vettingun, ku kryhen inspektime për profesionalizëm dhe integritet, në mënyrë që oficerët e ligjzbatimin të mund të kryejnë punën e tyre me krenari dhe besim. Ne gjithashtu po mbështesim dhe shoqatën e grave që shërbejnë në policinë e shtetit shqiptar dhe kohët e fundit kemi pasur zgjedhjet për kryetaren.
Ka pasur studime në SHBA që tregojnë se zyrtaret police përdorim më pak forcën dhe kanë rezultate më të mira në zgjidhjen e të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë me dhunën në familje. Rritja e qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit ju mundëson të ofroni siguri dhe garanci për publikun. Është një detyrë që nuk mund ta bësh i vetë dhe që kërkon përpjekje nga të gjitha institucionet.
Lajmi kryesor: