SHBA mbështet SPAK: Punë të shkëlqyer! Përfaqësuesja e DASH në Tiranë: Mbani korrupsionin nën kontroll të anëtarësoheni në BE

Tirane- Rezultatet pozitive në rritjen ekonomike, nuk mjaftojnë për tu anëtarësuar në BE, për të zhvilluar klimën e biznesit apo për të tërhequr investime të mëdha. Lufta ndaj korrupsionit duhet të jetë prioritet i qeverisë, thotë përfaqësuesja e DASH për Evropën Jugore-Qendrore Colleen Hyland e cila nuk harron të evidentojë punën sipas saj shumë të mirë nga SPAK kundër të korruptuarve.

Korrupsioni është një problem i madh. Shqipëria ka përparim të madh, për shkak të SPAK që ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Duhet të avancohet puna kundër korrupsionit. Kështu përparonin për në BE. Duhet të mbani ne kontroll korrupsioni dhe ndryshmet ligjore që bëni duhet të jenë përputhje me BE. Në si SHBA do ju mbështesim”, tha Hyland.

 

Madje me rëndësi sipas SHBA, është edhe vlerësimi i kompanive të huaja që pranoni në treg, pasi prioritet është siguria kombëtare.

“Jemi partner të Shqipërisë, në nxisim vendin të marrë në konsideratë investimet që duhet të përthithur. Duhet të menaxhohen më mirë edhe tenderat. Duhet të merrni ofertuesit më të mirë, jo vetëm në bazë të çmimit. Pra lidhet me sigurinë kombëtare, të ketë mekanizma edhe për shtete që ju bëjnë ofertën. Duhet të avanconi në përpjekjet për të marrë investimet më të mira”, u shpreh përfaqësuesja e DASH.

Në konferencën e tretë ‘Balkanomics” që u mbajt në Tiranë, shefi i Bankës Botërore në Shqipëri Emanuel Salinas e vuri theksin tek Inteligjenca Artificiale, duke u treguar pesimist, për ditë të vështira për disa sektorë që s’do mund të përshtaten.

“Kur ne kemi të bëjmë me ndryshime teknologjike ka edhe fitues edhe humbës. Sot është ndryshe automatizmi shkatërron punët dhe kjo po i jep fund profesioneve. Tranzicioni është I forte dhe jo të gjithë do përshtaten. Shumë njerëz nuk do e kenë te mundur tranzicionin, duhet të kujdesuni për këto njerëz, se ndryshe tranzicioni do ishte katastrofe”, tha Salinas.

I gjithë Ballkani e veçanërisht Shqipëria, thotë Banka Botërore duhet të tregojnë kujdes me Kapitalin Njerëzor, dhe duhet të shfrytëzojnë më mirë diasporën.

“Nuk po kujdesuni për kapitalin njerëzor. Ka shumë vëmendje ndaj emigrimit sesa kapitalit njerëzor. Duhet të punojmë edhe me rikthimin e emigrantëve. Duhet të shohim potencialin gjigand të diasporës, ti përdorim për të lidhur kompanitë tona me shtetet e huaja. Të përfitojmë nga njohuritë e tyre”, tha Salinas.

Pavarësisht përparimit të bërë, Shqipëria mbetet ende një ekonomi e brishtë ndaj goditjeve, pasi ka ende nivel të lartë varfërie.

“Tani 13% e popullsisë është në varfëri. Është bërë shumë punë, pasi ka shumë familje që vuajnë. Janë situata kritike dhe duhet të jemi të përgatitur”, tha Banka Botërore.

Konferenca Rajonale “Balkanomics” me fokus “Rritjen Ekonomike përmes Investimeve Inteligjente” e mbajtur paraditen e sotme në Tiranë bëri bashkë ndërkombëtarë, përfaqësues të qeverisë shqiptare dhe të vendeve të rajonit si dhe investitorë të fushave të ndryshme. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:25
Zyrtarja e lartë e DASH takon Dumanin: Mbështetje e plotë e Shteteve të Bashkuara për SPAK dhe institucionet e pavarura!

1726508179_colleenhyland.JPG

Gjatë vizitës që zhvilloi sot në Tiranë, zyrtarja e lartë amerikane Colleen Hyland, mori takim edhe me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.

Drejtoresha e Zyrës së Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, ka shtrënguar duart me kreun e SPAK, duke i shprehur mbështetjen e plotë te institucioni i pavarur.

Ambasada Amerikane konfirmoi sot (16 Shtator) takimin e mbajtur, duke dhënë edhe detaje për tematikën.

“Zonja Hyland përsëriti mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë, duke theksuar rolin vendimtar të reformës në drejtësi, në avancimin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt aspiratave të saj euroatlantike”, thuhet në njoftimin e shkurtër.

Kohët e fundit SPAK dhe kreu i saj është sulmuar publikisht dhe akuzuar si nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ashtu edhe nga ish-kryeministri tashmë i pandehur, Sali Berisha, por gjithnjë ka marrë mbështetjen e hapur nga faktori ndërkombëtar dhe selitë diplomatike.

Ora 14:56
Analisti amerikan për çështjet e Balkanit, Edward P.Joseph: Situata në Ballkan është përkeqësuar, ndaj erdhi shefi i CIA-s në Beograd e Prishtinë

Foto: Analisti amerikan për çështjet e Balkanit, Edward P.Joseph

Në konferencën ‘Balkanomic’, analisti Amerikan për Çështjet e Balkanit, Edward P.Joseph ka folur për konfliktin në Ballkan dhe vizitën e shefit të CIA-s dhe bllokimin e integrimit të Shqipërisë për faj të Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Në Ballkan një tregues shumë i rëndësishëm është fakti që një zyrtar i SHBA, që është kritik për ndalimin e konflikteve është Ëilliam Burns, drejtues i CIA-s, ka qenë i angazhuar. Ky para një muaj ishte në Sarajevë, Beograd e Prishtinë. Kjo është mënyra më koncize që mund të përmbledhim situatën në rajon e cila është përkeqësuar, dhe shefi i CIA-s ka ardhur vetëm sepse situata ka qenë serioze. 

Ëilliam Burns nuk ishte këtu për të fyer liderët, as për t’ju thënë që po bëjnë një punë shumë të mirë. I gjithë rajoni po përkeqësohet, ai s’do ishte këtu nëse situata nuk do të ishte seriozë. Ata janë të shqetësuar, ata thonë se politika ka dështuar. 

Para se të niste pushtimi rus në Ukrainë. Ukraina e kishte tregtinë më të madhe me Rusinë. Këtu s'ka mirëbesim. Tregtia nuk është e barabartë me mirëbesim. Tregtia mes demokracive është e baraz me besim, por kjo funksionon vetëm në BE. Ky është edhe shqetësimi im për Ballkanin e Hapur, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut u larguan, pasi vendet e tjera u larguan nga nacionalizmi i madh serb si Kosova, Mali i Zi, Kroacia, Bosnje-Hercegovina, asnjë nuk donte të ishte pjesë. Ndaj edhe Shqipëria e Maqedonia u larguan, pasi tregtia funksionin mbi vlerat përbashkëta. 

Shqipëria nuk po hyn në BE, pasi është bllokuar. Ky është fakt, që Shqipëria nuk po hyn në BE sepse Bullgaria po bllokon Maqedoninë e Veriut, për çështje entiteti stil serb apo rus . Është e padrejtë që Shqipëria të bllokohet, nëse ndahet do të ketë pasoja me Maqedoninë e Veriut" 

Në fund të gushtit shefi i CIA-s Ëilliam Burns vizitoi Ballkanin, duke u ndalur konkretisht në Prishtinë, Beograd dhe Sarajevë për takime me zyrtarë politikë dhe të agjencive të sigurisë. 

S.G/A.Q/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Mbreti' Myrto Uzuni, 'tripleta' e rradhës e çon në krye të golashënuesve: Shënoj për të gëzuar tifozët (VIDEO)

'Mbreti' Myrto Uzuni, 'tripleta' e rradhës e çon në krye të golashënuesve: Shënoj për të gëzuar tifozët (VIDEO)