Gjatë dy ditëve të shkuara, serverët e internetit të agjencisë së lajmeve FENA dhe revistës BUKA në Bosnjë-Hercegovinë u hakeruan. Javën e shkuar, faqja në internet e transmetuesit publik shqiptar u hakerua dhe u zëvendësua me pamje provokuese. Disa media në Serbi: 24sata.rs, Blic, e-novine, Kurir dhe Telegraf, qenë gjithashtu objekt i sulmeve.
"Kohët e fundit kemi parë sulme dashakeqe mohim-shërbimi, që pengojnë veprimtarinë e ligjshme të gazetarëve. Këto sulme duhet të hetohen nga agjencitë ligjzbatuese të të gjitha vendeve", tha Mijatoviç. Po ashtu, Mijatoviç u shpreh se "sulme të tilla kërcënojnë sigurinë kibernetike, e cila është jetike për lirinë e medias dhe të informacionit. Kemi qenë dëshmitarë të një rritjeje eksponenciale të sulmeve të tilla, të cilat duhet të hetohen plotësisht për të mbrojtur portalet online dhe për t'i lejuar gazetarët të punojnë pa pengesa"
ATSH