Përfitimi, procedura e kalimit 
të tokës së fermave në pronësi

Përfitimi, procedura e kalimit <br />të tokës së fermave në pronësi
TIRANE- Qeveria vendos për procedurat e përfundimit të kalimit të tokave bujqësore të ish-fermave në pronësi të përfituesve pa shpërblim. Ky ligj vepron për familjet bujqësore apo individët, të cilët janë përfitues të tokës bujqësore, sipas vendimit të vitit 1992, të qeverisë “Për ristrukturimin e ndërmarrjeve bujqësore”, që, në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë banorë të njësisë së qeverisjes vendore dhe, në asnjë rast, që nga 1 tetori s’kanë ndryshuar vendbanimin e tyre sipas regjistrit të gjendjes civile, dhe e përdorin tokën për veprimtari bujqësore, por kanë mungesa në plotësimin e dokumentacionit të përdorimit apo pronësisë.

Por dhe familjet bujqësore apo individët, që kanë lëvizur nga qendrat e tyre të banimit e janë vendosur në territoret e ish-fermave bujqësore me vendime të veçanta të qeverisë, ku janë përfitues të tokës bujqësore në pronësi dhe e përdorin tokën për veprimtari bujqësore, por kanë mungesa në plotësimin e dokumentacionit të përdorimit apo pronësisë.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim