Shqipëria me 'sytë' nga Sofja për hapjen e negociatave, lajm i mirë nga Bullgaria: Ndryshojmë qëndrim me Maqedoninë e Veriut

Prej kohësh data e konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian ka mbetur pezull, jo për shkak të vendit tonë, por mosmarrveshjeve të Maqedonisë së Veriut me fqinjin e tyre lindor Bullgarinë, e cila pengon çeljen e negociatave.

Por duket se kjo mund të ndryshojë shumë shpejt. Kryeministri i ri bullgar premton një kthesë. Në një intervistë të dhënë për 'Financial Times' ai thotë se Sofja do t'i japë fund pengimit të përpjekjes së Maqedonisë së Veriut për t'u bashkuar me BE-në sapo qeveria e tij e re të marrë detyrën në javët e ardhshme.

“Ne do të propozojmë një proces të ri për Maqedoninë e Veriut, shumë të shpejtë, me një afat kohor të kufizuar, vetëm gjashtë muaj. Sapo vendosim të mirat në tryezë… diskutimet për kompromise janë shumë më të lehta. Ne do të përdorim grupet e punës për të gjetur zgjidhje për çështje të tilla si aktiviteti i përbashkët ekonomik, infrastruktura, kultura dhe historia. Një klimë pozitive do të hapte rrugën për perspektivën evropiane të Shkupit", ka thënë Petkov.

Po pse Bullgaria po pengon Maqedoninë e Veriut? Qeveria bullgare ishte kundër konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut, për të vazhduar negociatat me qeverinë e këtij vendi. Bullgaria kërkon nga Maqedonia e Veriut të njohë rrënjët bullgare në gjuhën dhe historinë e saj. Madje u dëgjua edhe kërkesa për njohjen e gjuhës së vendit jo si maqedonishte, por si dialekt i bullgarishtes.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qatipi: 14/12/2021 18:47

    Brawo alamet lajmi! Mbas 10 vjetesh mire jemi. Vazhdon kaseta!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 1 Prill, 10:16

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?



×

Lajmi i fundit

'Rruga Ndroq-Pleka'/ Rama shikon nga afër inspektimet: Është një aks që do ndërtohet me profil turistik

'Rruga Ndroq-Pleka'/ Rama shikon nga afër inspektimet: Është një aks që do ndërtohet me profil turistik