Përfituan 3.7 milion euro nga mashtrimi me kreditë, arrestohen 7 punonjësit e fondacionit, 1 në kërkim

TIRANE -  Shtatë punonjës të fondacionit të kredive "Besa", kanë rënë në pranga mbrëmjen e djeshme, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, për shkak se akuzohen se kanë përfituar një shumë prej 3.7 milion eurosh. Sipas hetimeve të detitanishme, skema drejtohej nga Drejtresha në një nga filialet e Fondacionit, përmes kredive fiktive në vlera më të mëdha se sa qytetarët kishin marrë. 

Të arrestuarit janë

Albana Imami, 48 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë Drejtoreshë në një nga degët e filialit të Fondacionit 

B. K., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë Oficere kredie, në një nga degët e filialit të Fondacionit

M. D., 27 vjeçe, banuese në Vorë, Tiranë, me detyrë Oficere kredie, në një nga degët e filialit të Fondacionit

M.H., 41 vjeç, banues në Tiranë, me detyrën ish-Oficer kredie në një nga degët e filialit të Fondacionit

E. V., 38 vjeçe, banuese në Tiranë, Oficere kredie në një nga degët e filialit të Fondacionit

Orkida Driza, 41 vjeçe, banuese në Tiranë, me rolin ndërmjetësuese për gjetjen e personave për kredi fiktive

A. A., 32 vjeç, banues në Tiranë, me rolin ndërmjetësues për gjetjen e personave për kredi fiktive, i cili aktualisht është me masë sigurie “Arrest në burg”, për një tjetër vepër penale dhe akuza do t’i komunikohet në ambientet e burgut.  Po ashtu është shpallur në kërkim edhe një person tjetër.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta bën me dije se personat në fjalë kishin krijuar një skemë mashtrimi brenda kompanisë dhe vetëm me anë të kartës së identitetit, qytetarë të ndryshëm kanë aplikuar për kredi të vogla 1000 deri në 9000 lekë, por në fakt punonjësit kredinë e firmosnin për shuma më të mëdha. Ndërkohë që kredimarrësit merrnin në dorë paratë që kishin kërkuar, në letra ishte shënuar një shumë më e madhe që ata duhet ta shlyenin.  

Kallëzimi ndaj stafit ka ardhur nga drejtuesit e këtij fondacioni ku kanë thënë se një pjesë e stafit kishin dhënë kredi fiktive, me qëllim përfitimin, si dhe kishin marrë me interes shuma të mëdha valute nga persona të ndryshëm. Deri më tani, nga hetimet nuk rezulton të ketë përgjegjësi nga drejtuesit e Fondacionit që është themeluar në vitin 1994, dhe që është specializuar në mikrokredi. Sipas të dhënave zyrtare, Fondacioni ka lëshuar në total rreth 600 milionë euro kredi.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se  AIbana Imami, në pozicionin e drejtoreshës së njërës nga degët e filialit të fondacionit, kishte krijuar ketë skemë mashtrimi dhe në bashkëpunim me personat e tjerë të ndalur kanë lëshuar kredi në mënyre fiktive dhe klientët që kanë përfituar kreditë nuk janë paraqitur fare në zyrat e fondacionit në momentin e aplikimit për kredi.

Ata paraqiteshin vetëm në momentin që disbursohej kredia, bënin tërheqjen e lekëve në banka dhe nga shuma e përfituar e kredisë, këta persona përfitonin 25 deri në 35% të shumës së kredisë dhe pjesa tjetër përfitohej nga Drejtoresha e degës, Oficeret e Kredisë dhe Sekserët që siguronin klientët dhe në përfundim të këtij procesi nga Drejtoresha e degës lëshohej një vërtetim fiktiv, sikur e gjithë shuma e kredituar ishte likuiduar nga klienti.

Shuma e kredive që janë dhëne nga ky staf, deri tani ka shkuar në vlerën 2 000 000 euro dhe në përditësimin e saj shkon në rritje.

Nga Drejtoresha e Degës, Albana Imami, janë marrë shuma të mëdha valute me interes nga persona të ndryshëm për të mbuluar këtë skemë mashtrimi, të cilat kapin vlerën deri në 1.7 milion euro.

Të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen për veprat penale “Skemat mashtruese dhe piramidale", "Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” dhe përfitimet në total deri tani llogariten deri në 3.7 milion euro.

Ndërkohë njoftohet se vazhdojnë hetimet intensive për evidentimin e përmasave të kësaj skeme mashtrimi dhe përftimit nëpërmjet këtyre kredive fiktive.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • spiuni: 21/08/2019 10:58

    cili fond eshte ky?

    Përgjigju
  • Erik: 21/08/2019 10:05

    Mendjen per shejtanlliqe gjithandej, hajdutllikun ne gen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Operacionet kundër krimit të organizuar dhe të kërkuarve, Operacionalja dhe FAST Albania bëjnë trajnime të përbashkëta: Taktikë dhe vetëmbrojtje

Operacionet kundër krimit të organizuar dhe të kërkuarve, Operacionalja dhe FAST Albania bëjnë trajnime të përbashkëta: Taktikë dhe vetëmbrojtje