Bodrumspor fitoi këtë të enjte 2-3 kundër Igdir FK në raundin e 30-të të Ligës së Parë turke. Për miqtë nga Bodrumi golin e parë të takimit dhe atë që i hapi rrugë tri pikëve e shënoi Taulant Seferi.
29-vjeçari nga Kumanova u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11 metërshit në minutën e 18-të. Ky ishte goli i 15-të për Seferin gjatë 29 ndeshjeve të këtij sezoni me fanellën e ekipit të tij në kampionat.
Seferi është ndër emrat e përfolur për një rikthim në kombëtaren shqiptare gjatë këtij muaji, ndërsa hera e fundit kur ai e vishte fanellën kuqezi ishte më 19 nëntorin e vitit 2024 në humbjen 1-2 kundër Ukrainës për Ligën e Kombeve.
Për afro një vit e gjysmë Seferi nuk është preferuar nga Sylvinho në ekipin kombëtar, por kuotat e tij janë rritur ndjeshëm gjatë javëve të fundit. Trajneri do shpallë listën për ndeshjen play-off të Kupës së Botës 2026 kundër Polonisë javën që vjen dhe Seferi mund të jetë pjesë e saj duke parë edhe dëmtimet që kuqezinjtë kanë në sulm (Broja, Daku dhe Manaj).
Komente










Ore lat nam o burr duke shkrujt Seferi Seferi. Po çi qr më se në kategori patatesh lu në Turqi i qiva tëmën.Ka lojtar nja 100 her më tmir se ky e si keni kushtu 2 rrjeshta në gazet.Seferi nga 10 gola që ka bo 7 i ka me penallti. A tkeqen thirrini çik komitetit e hiqini kto titujt bombastik Seferi bomb bga turqia,Broja rrufe nga londra. Aman se na bot për ilaçe
Përgjigju