Pas bisedimeve intensive dhe arritjes së marrëveshjes, FK Kukësi ka nënshkruar me futbollistin Arlind Kalaja. Mesfushori sulmues shkodran është përforcimi i parë në kuadër të ndeshjeve në kupat e Europës.
Produkt i ekipit të Vllaznisë, Kalaja ka firmosur një kontratë dy vjeçare me FK Kukësi. Sulmuesi shkodran 22-vjeçar, që bën edhe rolin e mesfushorit, i bashkohet skuadrës për ndeshjet në kupat e Europës.
Komento