'Furtunë' te Hipoteka dhe ALUIZNI, Rama shkarkon 6 drejtorë për performancë të dobët, ja emrat

'Furtunë' te Hipoteka dhe ALUIZNI, Rama shkarkon 6 drejtorë për performancë të dobët, ja emrat

Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar katër drejtorë rajonalë të Hipotekave dhe dy të ALUIZNI-it, gjatë një takimi të zhvilluar sot në Tiranë ku është analizuar puna e drejtorive rajonale. 

Burime për Shqiptarja.com thanë se kreu i qeverisë ka evidentuar performancën e dobët të drejtorëve, ndryshe nga sa kishte kërkuar ai në takimet e mëparshme me krerët e Hipotekës dhe ALUIZNI-t, për t'i shërbyer me korrektesë qytetarëve dhe zbatuar ligjin. Rama e ka konsideruar të tepërt qëndrimin e tyre në detyrë kur sipas tij rezultatet nuk janë optimiste, ka mosrealizim plani dhe gjithashtu performancë të dobët. Rama ka shkarkuar Besnik Cenkon dhe Irma Shtinin për zonën e Tiranës.

Shqiptarja.com ka mësuar se mes të shkarkuarve janë edhe krerët e Hipotekave të Sarandës Jonida Abduli, Pogradecit Majlind Shira, Malësisë së Madhe Fatmir Shpellaj dhe Devollit Valbona Beshi, ndërsa drejtuesit e tjerë të larguar nuk bëhen të ditur. Një ditë më parë kryeministri Edi Rama shkarkoi kreun e Hipotekës së Krujës, Edmond Daci, vetëm tre muaj pasi ishte emëruar në këtë detyrë. Daci u zgjodh në krye të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Krujë, 3 muaj më parë pas një konkursi të hapur.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rikthimi i PD-së me protesta në shtator, a do ta forcojë politikisht?



×

Lajmi i fundit

Sunny Hill Festival, cilët janë 6 këngëtarët e njohur që iu janë bashkuar deri tani festivalit të Tiranës

Sunny Hill Festival, cilët janë 6 këngëtarët e njohur që iu janë bashkuar deri tani festivalit të Tiranës