Performoi në Lojërat Olimpike 2024 në Paris, këngëtarja Lady Gaga: Dhuratë që s'do ta harroj kurrë

Performoi në Lojërat Olimpike 2024 në Paris, këngëtarja Lady Gaga: Dhuratë që s'do ta harroj kurrë

Këngëtarja Lady Gaga, ka performuar në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike 2024, në Paris.

Ylli i popit këndoi në frëngjisht këngën “Mon truc en plumes” të këngëtares, balerinës dhe aktores legjendare franceze Zizi Jeanmaire.

Pas performancës me një postim në rrjetet sociale, këngëtarja ka shprehur mirënjohjen dhe emocionin për ftesën për të kënduar në Lojërat Olimpike të Parisit.

 “Ndihem shumë mirënjohëse që më është kërkuar të hap Olimpiadën e Parisit këtë vit. Unë jam gjithashtu e emocionuar që më kërkuan nga komiteti organizativ i Olimpiadës të këndoja një këngë kaq të veçantë franceze një këngë në nder të popullit francez dhe historisë së tij të gjerë në art, muzikë dhe teatër. Faleminderit shumë që më mirëpritët në vendin tuaj për të kënduar në nderin tuaj kjo është një dhuratë që nuk do ta harroj kurrë! Urime të gjithë sportistëve që garojnë në Lojërat Olimpike të këtij viti!”, shkruan ajo.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari