Përfshihet nga flakët makina e juristit të Hipotekës në Vlorë, dyshohet se është e qëllimshme (VIDEO-FOTO)

VLORË- Në orët e para të mëngjesit në afërsi të rrugës Transballkanike dy automjete parkuar janë përfshirë nga flakët.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, zjarri i është vendosur fuoristradës tip BMW, e cila është në pronësi të Ervin Pjeros, 31 vjeç, me detyrë jurist në Hipotekën e Vlorës. Dyshohet se makina fillimisht është spërkatur me lëndë djegëse dhe më pas i është vënë flaka. Si pasojë e flakëve që kanë pushtuar BMW-në, një makinë tjetër e parkuar krahas saj ka marrë flakë. 

Gjithsej në Vlorë brenda ditëve të fundit ka shkuar në katër numri i makinavë të djegura, të cilat sipas pronarëve të tyre kanë qënë të qëllimshme. Megjithatë ende asnjë i dyshuar nuk është arrestuar nga efektivët e policisë.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Më datë 07.11.2018, në orën 03:35, në rrugën "Gjergj Kastrioti" është djegur automjeti tip "BMV-X5" në pronësi të shtetasit E.P., 31 vjeç, banues në lagjen "28 Nëntori".

Si pasojë mjeti është dëmtuar plotësisht.

Grupi hetimor po kryen hetimet për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë