Një banesë në pedonalen e Korçës është përfshirë nga flakët, por nuk ka të lënduar. Në vendngjarje ndodhen dy mjete zjarrfikëse.

Mësohet se në banesën e përfshirë nga flakët jetonte vetëm një person, ndërsa dyshohet se ka zjarri ka ardhur për shkak pakujdesie nga vetë ai gjatë përdorimit të sobës me dru.

Në vendngjarje mbërriti edhe ambulanca duke i dhënë ndihmë një të moshuare për shkak të tymit, por kjo e fundit nuk ka probleme dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Nga ana e grupit hetimor vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave.