Kati i 6-të i një pallati në Tiranë është përfshirë në flakë ditën e sotme.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar por vetëm dëme materiale. Deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa shërbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
“Me datë 02.05.2021, në rrugën e Dibrës ka rënë zjarr në katin e 6 të një pallati ku ka vetëm dëme materiale. Nuk ka probleme për banorët. Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga Grupi Hetimor për përcaktimin e rënies të zjarrit”, thotë policia.