Një trailer autobot me karburant u përfshi nga flakët në Rrugën e Kombit. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes, teksa ndëryrja në kohë e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) e Mirditës, flakët u vunë nën kontroll. Fatmirësisht, drejtuesi i autobotit nuk është lënduar.

“Gjatë mbrëmjes në autostradë, Rrugën e Kombit, km 34 është djegur një trailer autobot me karburant, ku si rezultat i ndërhyrjes në kohë të MZSH Mirdite është arritur të vihet nën kontroll duke mos marrë përmasa me pasoja për shkak te sasise se madhe te karburantit qe transportohej”, thuhet në MZSH e Mirditës.


Lajmi kryesor:

Dy zjarre në Mirditë dhe Kurbin, digjet një servis automjetesh dhe një trajler në Rrugën e Kombit