Një banesë në lagjen Palorto në Gjirokastër është përfshirë nga flakët. Burime për gazetarin e Report Tv Piro Nase bëjnë me dije se një nga dhomat e banesës është shkrumbuar ndërsa anëtarët e familjes kanë shpëtuar të gjithë.
Burime për Report Tv bëjnë me dije shkak i zjarrit është bërë soba e druve me të cilën ngroheshin anëtarët e familjes Gumi. Tubat e sobës janë nxehur dhe oxhaku ka marrë flakë duke përcjellë zjarrin tek orenditë e tjera të dhomës.
Për pasojë janë djegur dy divanet, televizori dhe orendi të tjera të dhomës. Zjarrfikësja ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka lokalizuar flakët duke mos lënë përparimin e zjarrit në dhomat e tjera të shtëpisë dy katëshe.