Tragjike, përfshihet nga flakët banesa në Dropull, humbin jetën dy të moshuar! Shkak i zjarrit dyshohet bombola e gazit (VIDEO)

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Hllomo, Bashkia Dropull, ku për pasojë kanë humbur jetën dy persona. Burime për Report Tv konfirmojnë se viktimat janë një çift të moshuarish.

Sakaq, të njëjtat burime bëjnë me dije se shkak i zjarri dyshohet të jetë bërë bombola e gazit. Fillimisht dyshohet se janë djegur batanijet, dhe më pas flakët kanë përfshirë të gjithë shtëpinë.

Irakli dhe Fotini Panajoti, përkatësisht 84 dhe 73 vjeç humbën jetën në mënyrë tragjike, ndërsa policia njofton se ndodhet në vendngjarje.

Njoftimi i Policisë
Më datë 16.11.2021, rreth orës 19:20, në sallën operative ka ardhur një telefonatë se në fshatin Hllomo, Dropull, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I. P. 

Si pasojë e zjarrit dyshohet se kanë humbur jetën dy shtetasit e moshuar, shtetasi I. P. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja F. P., të cilët ndodheshin në banesë. 

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

1637135878_dropull2.jpg

Foto nga vendi i ngjarjes

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu