Një banesë në katin e parë të një pallati pranë burgut të grave në Tiranë është përfshirë nga flakët këtë mbrëmje.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se banorët kanë dalë të gjithë jashtë ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Report Tv mëson se ka vetëm dëme materiale ndërsa zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje.
Sakaq, burime bëjnë me dije se zjarri ka rënë në një banesë ku jetonte me qira 39-vjeçarja me inicialet E.K.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të rënies së zjarrit.