Një automjet tip “Mercedes-Benz“ është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në hyrjen e parkimit nëntokësor në qendër të Fierit.

Ngjarja ka shkaktuar panik dhe shqetësim te qytetarët, pasi nga automjeti është përhapur një sasi e madhe tymi, duke mbuluar edhe pjesën e hyrjes së parkimit. Fatmirësisht zjarrfikësit vunë nën kontroll flakët.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet zjarri ka nisur në pjesën e motorit të Mercedes-Benzit.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.