TIRANË- Është përfshirë nga flakët godina e njësisë bashkiake nr.9 në Tiranë. Zjarri ka përfshirë katin e fundit të godinës, ndërsa nga dritaret e kësaj ndërtese kanë dalë shtëllunga të mëdha tymi. Deri më tani nuk dihen shkaqet konkrete të zjarrit por mendohet se ka ardhur si pasojë e një shkëndie elektrike.
Report Tv ka siguruar edhe pamjet teksa godina kishte marrë flakë. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve, të cilët kanë ndërhyrë për të shuar plotësisht flakët. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në momentin që godina është përfshirë nga zjarri, në zyrë nuk ka patur njeri dhe fillimisht zjarri është tentuar të shuhet nga punonjësit e njësisë. Pasi kjo nuk ka qenë e mundur ata kanë lajmëruar zjarrfikësit ku këta të fundit kanë ndërhyrë duke izoluar flakët.