LUSHNJË- Një kamion është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të marte në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00.
Drejtuesi i kamionit ka parë tymin që ka dalë në pjesën e parme të kamionit dhe ka hapur krahun menjëherë në anë të rrugës.
Pas tymit kamioni është përfshira nga flaket të cilat u hapën me shpejtësi.
Në vendngjarje kanë ardhur zjarrfikësit e Lushnjës, Divjakës dhe Rrogozhinës të cilët bën të mundur vënien nën kontroll të flakëve për të mos rrezikuar më tej.
Nga ana e policisë u mor në pyetje drejtuesi i kamionit i cili dha shpjegimet e tij, dyshohet se shkak është bërë një defekt teknik.