SHKODËR- Kati i dytë i hotelit ‘Rozafa’ është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme rreth orës 21:15.

Mësohet se zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë për të bërë të mundur shuarjen e plotë të flakëve, ndërsa raportohen vetëm dëme materiale.

Dyshohet se shkak për flakët është bërë një shkëndijë elektrike.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.