Magazina e një mobilierie në pronësi të Endrit Hushit në Fushë Krujë është përfshirë në flakë rreth orës 14:30 në afëri të Urës së Gjolës. Sipas njoftimit zyrtar të policisë shkak është bërë një shkëndijë elektrike. Fatmirësisht magazina është e ndarë nga mobilieria dhe kjo ka evituar një zjarr të përmasave të frikshme. Nga flakët janë djegur disa mobilie të përfunduara të cilat do dorëzoheshin dhe dëmi material i përllogaritur paraprakisht llogaritet që shkon rreth 10 milionë lekë (të vjetra).
"Më datë 07.10.2023, rreth orës 14:30, në Fushë Krujë, në afëri së Urës së Gjolës, në magazinën e mobilerisë së shtetasit E. H., dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr. Zjarri është fikur dhe ka vetëm dëme materiale", njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.