Përfshihet nga flakët ndërtesa në Gjermani ku strehoheshin ukrainas! Zjarri dyshohet i qëllimshëm

Përfshihet nga flakët ndërtesa në Gjermani ku strehoheshin ukrainas! Zjarri dyshohet i qëllimshëm

Një strehimore është djegur në Gross-Stremkendorf në veri të Gjermanisë. Zjarri ka përfshirë ndërtesën natën e së enjtes duke e djegur pothuajse të gjithën, e cila shërbente si një strehë për refugjatët nga Ukraina të vendosur në Mecklenburg-Vorpommern.

“Të 14 banorët kanë mundur të dalin të padëmtuar nga objekti. Tre punonjësit ishin gjithashtu të padëmtuar”, tha një zëdhënës i distriktit veriperëndimor të Mecklenburgut.

Policia konfirmoi se gjithsej 17 persona janë dërguar në vend të sigurt dhe dyshon se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme. Ditën e zjarrit, policia vizitoi rezidencën (hotelin) më herët për shkak të mbishkrimeve svastikë në hyrje.

“Bazuar në përvojën time shumëvjeçare si zjarrfikës, supozoj se zjarri ishte i qëllimshëm”, tha zëdhënësi i distriktit Ingo Schomann.

Megjithëse, shkaku i saktë i zjarrit duhet të përcaktohet nga një hetim. Menjëherë pas incidentit, banorët janë zhvendosur në një objekt tjetër, tha zëdhënësi i qarkut. Pothuajse 120 shërbime emergjente dhe rreth 20 automjete “ambulanca” kanë punuar deri në mëngjes në vendin e zjarrit.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Kievi: Zbuluam 146 viktima në një llogore në Lyman! Zelensky: Ukraina nuk ka urdhëruar sulm ndaj urës në Krime


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Vranë për hakmarrje në Mamurras, Apeli lë në fuqi 47 vite burgim për 2 autorët! Kërkuan rrëzimin e shkallës së parë

Lezhë/ Vranë për hakmarrje në Mamurras, Apeli lë në fuqi 47 vite burgim për 2 autorët! Kërkuan rrëzimin e shkallës së parë