Një automjet në autostradën Tiranë-Elbasan është përfshirë nga flakët gjatë ditës së sotme.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se si pasojë e zjarrit nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ndërkohë forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Paraprakisht dyshohet për një defekt në mjet, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Komento
Komente










