DURRES - Një banesë në Durrës është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Fatmirësisht nga zjarri i rënë në një banesë në lagjen numër një të qytetit bregdetar nuk pati të lënduar.
Zjarri sipas dëshmitarëve, ka përfshirë fillimisht katin e parë të një banese, e më pas flakët janë përhapur edhe në katin e dytë.
 
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë tri makina zjarrfikëse, të cilat vunë nën kontroll flakët e zjarrit.
 
Policia e Durrësit, tha se në momentin që ra zjarri në banesë nuk kishte njerëz, ndërsa po punohet për hetimin dhe zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

zjarri
zjarri
zjarri
 Foto të tjera..

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)