TIRANE-Një servis makinash në vendin e quajtur “Flamuri Gjerman” në pronësi të E.L. u përfshi nga flakët rreth orës 14:20 minuta te zona e 'Ali Demit'.

Godina është dy katëshe, në katin e parë ishte servisi, ndërsa i dyti si magazinë për goma.

Zjarri dyshohet se ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërsa fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, por vetëm materiale.

Report Tv solli pamjet nga vendi i ngjarjes, ku zjarrfikësja arriti që ta shuante me shpejtësi.

Zjarri te zona e 'Ali Demit'